Thaçi përfaqëson Kosovën në Samitin e Sofjes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Gjatë këtij muaji Bullgaria e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së do të pres udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes tanimë është konfirmuar dhe përfaqësues i vendit tonë në këtë samit do të jetë presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi ka marrë ftesën nga Bashkimi Evropian dhe Bullgaria si kryesuese, e cila është nënshkruar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe nga Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shkruan lajmi.net.

Më herët është përfolur se në këtë samit Kosova do të përfaqësohej nga kryeministri Ramush Haradinaj. Mirëpo këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se Haradinaj do të marrë pjesë vetëm në Samitin e Vjenës i cili në njëfar mënyrë është vazhdimësi e samitit.

“Kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Vjenës që mbahet më 17-18 maj në Sofje e që në një mënyrë është vazhdimësi e samitit”, ka thënë Arifi për lajmi.net.

Mësohet se Thaçi është ftuar për shkak të dialogut me Serbinë, pasi prej këtij shteti përfaqësues do të jetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Theksojmë se Spanja vazhdimisht e ka kundërshtuar pjesëmarrjen në këtë Samit ku kryeministri i saj, Mariano Rajoy kishte thënë se nuk do të jetë pjesë nëse Thaçi është prezent, mirëpo krejt në fund ai ka hequr dorë nga këto deklarata./

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...