Tha se Vetëvendosje është shoviniste e fashiste, Konjufca i përgjigjet Vuçiqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i është përgjigjur reagimeve të autoriteteve në Serbi, pasi Lista Srpska nuk arriti të certifikohej për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

Abstenimi i dy anëtarëve të VV’së në Komisionin Qendror Zgjedhor e pamundësoi certifikimin e Listës Srpska në komunat, ku kjo parti ka përkrahje masive.

Konjufca thotë se për të qenë pjesë e politikës institucionale duhet të ndryshojë rrenjësisht qëndrimet për kombin shqiptar dhe për Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Për të qenë pjesë e politikës institucionale në Kosovë Lista Serbe duhet t’i ndryshojë rrënjësisht qëndrimet e saj kundër Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar. Përfaqësuesit e tyre duhet të mësohen me faktin objektiv që Kosova është shtet i pavarur dhe që ata të cilët jetojnë në të duhet ta avansojnë këtë shtetësi, e jo ta rrënojnë atë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, e quajti Vetëvendosjen shoviniste dhe fashiste, ndërsa Konjufca thotë  se shefat e Listës Srpska që e mohojnë gjenocidin në Kosovë janë të tillë.

“Ata dhe shefat e tyre në Beograd që e mohojnë gjenocidin në Kosovë dhe vazhdojnë ta kolonizojnë Kosovën me projekte si ‘Kodra e Diellit’ në pjesën e veriut te Mitrovicës – janë të vetmit që e meritojnë mbiemrin ‘fashist’ e ‘shovinist’”, ka shkruar Konjufca.

Shefi i GP të VV’së thotë se pushteti në Serbi nuk dëshiron të ketë fqinjësi të mirë, duke përmendur linçimin që u bëhet serbëve të Kosovës që nuk janë në linjë me Vuciqin dhe e njohin Kosovën shtet.

“Populli i Kosovës dëshiron paqe, zhvillim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë. Por pushtetarët serbë në Beograd dhe krijesat e tyre në Kosovë nuk e ndajnë të njëjtin vizion. Ata madje shajnë dhe kërcënojnë politikanët serbë të Kosovës që e njohin Kosovën. Përpjekja e tyre është që të hegjemonizojnë çdo serb të Kosovës, dhe kushdo që nuk pajtohet me linjën e Vuçiqit, e denoncojnë si tradhtar. Prandaj trysnia duhet të shkojë mbi qeveritarët serbë e jo mbi shtetin dhe popullin tonë i cili nuk do gjë tjetër përpos që të jetojë në paqe me të tjerët, rehat me veten, dhe ku sundon drejtësia e i hapet rrugë zhvillimit”, përfundon Konjufca shkrimin në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...