Testi për rekrutë të FSK-së: Ministria u përgjigjet atyre që po dyshojnë për dallavere

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për përfundimin e fazës së parë të seleksionimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së. Por, kur dje u publikuan listat pati shumë reagime të kandidatëve që ranë nga faza e parë e testimit, e një reagim të ashpër e bëri edhe deputeti i AAK-së Bekë Berisha. Ai tha se mënyra e përzgjedhjes së rekrutëve është e dyshimtë- duke aluduar në punësime me dallavere.

Kur në nëntor të vitit të kaluar u hap konkursi për pranimin e 650 rekrutëve të rinj në FSK, aplikuan gjithësej 6759 persona.  Të gjithë këta i janë nënshtruar fazës së parë të testimit.

Por me shpalljen e rezultateve në publik u shfaqën edhe pakënaqësi. U dyshua për dallavere, për të cilat Ministria e Mbrojtjes ka një përgjigje.

“Nga faza e parë e testimit, në një proces të drejtë, profesional dhe transparent të vlerësimit, bazuar në kriteret dhe standardet e përcaktuara për shërbim në FSK, për të vazhduar garën e mëtejme janë përzgjedhur 1029 kandidatë. Lista e kandidatëve është shpallur në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes më 17 prill 2019”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Express.

Me tej Ministria e Mbrojtjes i fton të gjithë të pakënaqurit që ankesat me shkrim  t’i dorëzojnë  në Departamentin e Personelit, në Ministri të Mbrojtjes, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë,  deri më datë 26 prill 2019.

“Ankesat duhet të dorëzohen gjatë ditëve të punës dhe brenda orarit të rregullt të punës.Të gjitha ankesat do të shqyrtohen sipas rregullave dhe procedurave ligjore. Të  gjithë të ankuarve do t’ju jepet mundësia t‘i shohin  rezultatet e testeve të tyre dhe të njihen me procesin e vlerësimit”, përfundon njoftimi, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...