Tërmkolli: Nuk ka Brez të Republikës, është shpikje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka dallime mes të anëtarëve të rinj në LDK dhe anëtarëve më në moshë.

Ishte folur shpesh për Brezin e Republikës, dhe madje edhe anëtarë të LDk;së kanë posutar foto me këtë mbishkrim. Por Tërmkolli thotë se kjo është shpikje.

“Nuk ekziston Brezi i Republikës, është shpikje”, thotë ajo.

“Është shpikje e atyre që nuk ia duan të mirën LDK’së. Nuk ka përçarje brenda subjektit dhe jemi unik”, shton Tërmkolli.

Tutje ajo thotë se në të kaluarën ka pasur deputetë të LDK’së shumë të shtyrë në moshë, dhe kjo nuk ka paraqitur problem.

“Unë jam e nderuar që kam punuar me Mark Krasniqin, një deputet mjaft i shtyrë në moshë. Kjo nuk ka paraqitur problem asnjëherë”, u shpreh Tërmkolli. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...