Zëdhënësi i Komunës së Lipjanit Alban Nuredini shkruan se takimi i fundit për vitin 2014 me Kryetarin e Komunës se Lipjanit Imri Ahmeti është të hënën ne Sallën e Sporteve në Lipjan, Nuredini kujton se po përmbyllim një vit me të arritura shumë të mëdha, që të njëjtën kohë, ndaj mendimin se në këtë vit komuna është përballur edhe me sfida jashtëzakonisht të mëdha – veçanërisht me ato buxhetore
“Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, mban takimin e fundit për këtë vit me qytetarë. Takim në të cilin do të keni mundësi të bashkëbisedoni me të, për të gjitha ato projekte dhe punë të shumta që janë arritur në këtë vit, vit i progresit për komunën Lipjanit dhe qytetarët e saj.
Kujtoj se po përmbyllim një vit me të arritura shumë të mëdha, që të njëjtën kohë, ndaj mendimin se në këtë vit komuna është përballur edhe me sfida jashtëzakonisht të mëdha – veçanërisht me ato buxhetore!
Na bashkohuni me 29 dhjetor ( e hëne) në Sallën e Sporteve në Lipjan, duke filluar nga ora 12:00.”, shkruan Nuredini.



