Taksa ulë në 99% vlerën e importeve nga Serbia dhe Bosnja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Policia jep detaje për aksidentin e djeshem me fatalitet në Lipjan

Sipas raportit 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se një automjet...

Me 21 mars bëhen pesë muaj që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës.

Pavarësisht porosive të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës, Kryeministri Ramush Haradinaj është i vendosur të mos e largojë atë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia

. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për Indeksonline ka thënë se vlera e importeve nga këto dy shtete ka rënë në 99%.

“Vlera e importeve nga Serbia dhe Bonja ka rënë në nivelin me të ulët ndonjëherë, rënia është 99%. P.sh. nëse para masës mbrojtëse kemi pasur 1.4 milion import ditor tani kemi nën 8000 euro import ditor”, thuhet në përgjigjën e tij.

Përderisa ka rënie të importit nga Serbia e Bosnja, rritje ka nga disa shtete.

“Rritje ka nga Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, etj”, ka thënë Stavileci.

E sa i përket kontrabandës me mallra, Stavileci ka thënë se tani më shumë kanë kapur mallra ushqimore që me herët nuk kanë qenë në tendencë.

“Që nga vendosja e masës mbrojtëse dogana ka alokuar resurset e saj ashtu që t’i përgjigjemi rritjes eventuale te kontrabandës, sidoqoftë shifrat flasin për nivel të njëjta të numrit të tentim kundërvajtjeve por me të vetmin dallim që tani kemi kapur edhe mallra ushqimore me vlera minimale që me herët nuk ka qenë tendencë”, ka thënë mes të tjerash ai.

Ndërsa, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka thënë se ditën që hiqet taksa, do të thërras takim të ri për dialog.

Ndërsa, reagimi i kryeministrit Haradinaj ishte se dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa, duke theksuar se bisedimet mund të vazhdojnë pa e ndërlidh me temën e tarifave./

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...