Takimi LDK-VV zgjati tri orë, Konjufca tregon se çka është folur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Ka përfunduar takimi rreth tri orësh i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit për media është prononcuar Glauk Konjufca nga VV, i cili  tha se kanë biseduar rreth programit për ekonominë ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi me LDK-në.

“Folëm vetëm për ekonomi. Janë ngrit mbi 40 tema. Janë fol për 40 çështje dhe për 90 për qind jemi pajtuar. Për 10 për qind do t’i kurorëzojmë në takimet e ardhshme. Nuk mundemi t’i tregojmë cilat janë ato. Në qeverinë e ardhshme duam që diskutimet të jenë sa më të thella. Ka qenë një lloj përballje e programit vetëm ekonomik. Kërkoj që të më kurseni prej detajeve. Zhvillimin ekonomik vetëm do ta përmbyllim”, tha Konjufca.

Në takim sot nga VV’ja morën pjesë nënkryetari Besnik Bislimi, anëtari i kryesisë Glauk Konjufca dhe kandidati për deputet, Hekuran Murati.

Ndërkaq edhe grupi punues i LDK’së përbëhej nga ekonomistët e partisë.

Në takim ishin Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besnik Krasniqi dhe Hykmete Bajrami.

Ai shtoi se në takimet e ardhshme do të ngrihen temat për drejtësi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...