Syla: Kosova është multi-etnike për shkak të Kishës Ortodokse

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Gazetari Valon Syla ka thënë arsyet se pse Kosova konsiderohet shtet multietnik.

Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Pako e Ahtisaarit ka ndikuar që Kosova të konsiderohet si shtet i tillë për shkak të Kishave Ortodokse që ndodhen brenda territorit të Kosovës dhe janë përvetësuar nga serbët.

“Kosova është multi-etnike për shkak të Kishës Ortodokse”, ka thënë ai.

Ai ka thënë tutje se nëse 5 shtetet e BE’së që nuk e njohin Kosovën e marrin këtë arsye si shkak që të mos njohin Kosovën.

“Nëse nuk e konsiderojnë këtë si shtet multi-etnik për shkak të disa arsyeve, atëherë duhet të mendojmë zgjidhje tjera. Njëra ndër to është bashkimi kombëtar. Nuk do kishim zgjidhje tjetër”, shtoi ai.

Kosova është ndër shtetet e rralla në botë që përkundër faktit që ka një etni shumicë të popullsisë homogjene, konsiderohet si shtet multi-etnik.

Sipas numërimit të fundit të popullsisë, në Kosovë jetojnë 92% shqiptarë ndërkohë pjesën tjetër e përbëjnë komunitetet. Serbët janë të dytët me diku 5% e pastaj vijnë boshnjakët, turqit, komuniteti RAE etj…

Syla po ashtu ka thënë se bashkimi kombëtar duhet të merret më seriozisht si çështje me rëndësi nga partitë shqiptare në Kosovë dhe të trajtohet sikur temë me rëndësi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

27 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale kanë ndodhur gjatë 24...