Studentët paralajmërojnë bllokimin e Fakultetit të Arteve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
Parlamenti Studentor së bashku me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, kanë paralajmëruar se do të bllokojnë Fakultetin e Arteve të UP-së, për të kundërshtuar Bordin Drejtues dhe Menaxhmentin e UP-së.

Në këtë komunikatë thuhet se këtë po e bëjnë sepse nuk u morën seriozisht asnjëherë kushtet tejet jo të mira në këtë fakultet, ku sipas tyre mungojnë shumë hapësirat adekuate, materiale dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty.

Ata kanë shprehur shqetësimin edhe për heqjen e akreditimit të shumicës së programeve.

“Ne po fillojmë që ta shprehim pakënaqësinë tonë me bojkotim të procesit mësimor nga Fakulteti i Arteve i cili ka mungesë të theksuar të kushteve elementare, sot paralajmërohen Bordi dhe Menaxhmenti i UP-së se do të bllokohet vetëm njëra njësi akademike e më pas do të vazhdojmë në javën që vjen me dy fakultete të tjera deri në bllokimin e të gjitha njësive akademike”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...