Sqarohet gjithçka: Pagat me rritje merren në dhjetor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Institucioni i Avokatit të Popullit (OIK) ka njoftuar se më 8 nëntor 2019, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Ligji për Zyrtarët Publikë i jep Qeverisë së Republikës së Kosovës kompetenca për krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe zyrtarët publikë në institucionet e pavarura, si dhe në subjektet e tjera në sektorin publik, pa marrë parasysh specifikat e statusit kushtetues të këtyre subjekteve.

Avokati i Popullit në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka vlerësuar se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk e ka marrë parasysh faktin se subjekte të ndryshme në sektorin publik, çështjet organizative, funksionale dhe të veprimtarisë së tyre i kanë të rregulluara në mënyrë të veçantë, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet e tyre organike. Bashkë me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë, Avokati i Popullit ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara të këtij ligji.

Më 19 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar dhe ka vendosur për kërkesën për masë të përkohshme, pa paragjykuar pranueshmërinë dhe meritën e kërkesës së Avokatit të Popullit, e ka miratuar masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020 dhe e ka pezulluar menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit për Zyrtarët Publikë, në kohëzgjatje të njëjtë.

Për shkak të interesimit të madh të publikut, Avokati i Popullit njofton se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk ka të bëjë me çështjen e pagave në sektorin publik dhe se çështja e pagave rregullohet me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, i cili do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2019.

Sa i përket Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, Avokati i Popullit ka pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave, të cilat është duke i shqyrtuar. Avokati i Popullit do ta njoftojë publikun me kohë për çfarëdo veprimi që do ta ndërmarrë lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...