Sot shitet ‘Llamkosi’

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

4.8 milionë euro është çmimi minimal për asetet e shoqërisë “Corestel”, fabrika e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, që ka në pronësi rreth 18 hektarë tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje. Në ankandin publik që do të mbahet të hënën, më 15 prill, kanë konkurruar 4 kompani. Punëtorët shpresojnë të mos i ndryshohet destinimi, ndërsa këtë e ka kërkuar edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Fabrika për përpunimin e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri mund të shitet të hënën (15 prill), kur edhe do të hapet ankandi publik i shpallur nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Çështje Ekonomike, me udhëzimin e administratorit të falimentimit të “Llamkosit”, i caktuar nga gjykata, Virtyt Ibrahimaga.

Çmimi minimal për asetet e shoqërisë “Corestel” SHPK, fabrika e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, që ka në pronësi rreth 18 hektarë tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje, është 4.8 milionë euro.

Janë 20 kreditorë të “Llamkosit” të cilët kërkojnë hise, në mesin e tyre edhe rreth 500 punëtorët të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre për më shumë se 19 muaj dhe ato arrijnë në 2.3 milionë euro. Punëtorët e “Llamkosit”, si dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë kanë kërkuar që blerësi eventual të mos e ndryshojë destinimin për shkak se rrezikohen vendet e punës së 500 punëtorëve……

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...