Skandaloze: ‘A këndon dritarja’, pyetjet që nuk i dinin nxënësit kosovarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, në listën mes 79 vendeve të botës ka radhitur Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren vendeve pjesëmarrëse.

Testi ka tri kategori kryesore, shkencën, matematikën dhe leximin. Në të tria këto fusha, nxënësit tanë ishin tmerrësisht zhgënjyes – edhe pse, natyrisht, larg nga të qenit fajtorë, ata janë viktimë e sistemit tonë shkollor.

Por, në një fushë në veçanti Kosova po del tmerrësisht keq: në atë të leximit të rrjedhshëm. Çështja është të kuptosh atë që lexon, dhe jo vetëm të formosh tingujt e fjalëve gjatë një procesi të tillë,shkruan gazeta Metro

Aty kërkohej nga nxënësit të vlerësonin se a kishte kuptim një fjali e dhënë.

Image

Aeroplani është i përbërë nga qentë? Ndoshta në një univers tjetër. Natyrisht, përgjigja është JO mirëpo nga rezultati i PISA’s në lexim te nxënësit kosovarë, del se jo të gjithë kanë menduar kështu.

Image

Një tjetër pyetje nga kjo fushë është edhe “Dritarja këndoi me zë të lartë?” A ka kuptim kjo fjali? Natyrisht që JO.

Pastaj, “Një burrë e çoi veturën e tij te dyqani?” E si mund ta çojë burri veturën te dyqani? Natyrisht që mundet. Duke e vozitur.

Vlen të theksojmë që të gjitha pyetjet për nxënësit nga Kosova ishin në gjuhën shqipe.

SHIKO MË SHUMË

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...