Sivjet Kosova pret rendimente të ulëta të grurit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Kosova edhe gjatë këtij sezoni pritet të ketë rendimente të ulëta të grurit. Edhe pse gruri është kultura kryesore që për një kohë të gjatë zë sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore, asnjëherë deri më tani nuk është arritur që të plotësojë nevojat e popullatës me këtë kulturë, marrë parasysh rëndësinë që ka për prodhimin e miellit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës theksojnë se gjatë këtij viti pritet që të ketë prodhim më të ulët të grurit, për shkak të kushteve klimatike që kanë mbizotëruar në vjeshtën e kaluar.

Kushtet klimatike, sipas tyre, kanë ndikuar që të mbillen me këtë kulturë bujqësore vetëm 50 mijë hektarë sipërfaqe tokë.

Isuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, ka thënë se pritet sasi më vogël e prodhimit, por megjithatë rendimenti mesatar i grurit për këtë vit pritet të jetë në suaza normale që në Kosovë është nga 3 500 deri në 4 500 kilogramë për hektarë, varësisht nga parcelat dhe rajoni.

“Këtë vit janë të mbjella (mbjellja vjeshtore) më pak sipërfaqe në raport me vitin e kaluar dhe vitet tjera. Edhe sasia e grurit që është mbjellë është mbjellë me vonesë. Gjithsejtë nga informatat që kemi marrë nga terreni, janë mbjellë 50 mijë hektarë, që në raport më vitet tjera janë 20 mijë hektarë më pak”, ka thënë Cikaqi për “Radion Evropa e Lirë”.

Vitin e kaluar 74 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me kulturë të grurit.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë nevojat për këtë produkt për kokë banori janë 205 kilogramë, që i bie se në Kosovë duhet të harxhohen 410 mijë tonë grurë.

Edhe ekspertë të bujqësisë pohojnë se në Kosovë gjatë këtij viti nuk do arrihet prodhimtaria e planifikuar e grurit. Profesori në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se as 50 për qind e sipërfaqeve të planifikuara nuk janë kultivuar me grurë për shkak të kushteve atmosferike që kanë mbizotëruar në muajin tetor dhe nëntor të vitit të kaluar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/kosova-rendimente-te-grurit-/29989578.html.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...