Si u përball kosovarja Aulona Mehmeti me Aleksandar Vuçiqin në Novi Sad

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Një vajzë nga Kosova e bëri nervoz presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në një Konferencë Rajonale të të Rinjve.

Aulona Mehmeti e nisi fjalimin e saj në gjuhën shqipe, e pasi nuk pati përkthim kjo nuk i pëlqeu shefit të shtetit serb.

Mehmeti thotë se pas duartokitjeve për të nga disa të pranishëm në  Forumin Rajonal për Liderët e Rinj,  Vuçiq reagoi duke i kërkuar pjesëmarrësve ta fishkëllejnë atë derisa flet në rast se nuk pajtohen, dhe jo ta mbështesin fjalimin e saj, raporton Klan Kosova.

Në Novi Sad të Serbisë, të premten kishte nisur konferenca vjetore Regional Youth Form, ngjarje kjo kishte zgjatur deri më 24 nëntor.

Kosovarja, që në shenjë proteste në Novi Sad, para Vuçiqit e nis fjalimin në gjuhën shqipeKosovarja, që në shenjë proteste në Novi Sad, para Vuçiqit e nis fjalimin në gjuhën shqipe

Kjo konferencë, u organizua nga Lëvizja Evropiane në Serbi – dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.

Në panelin kryesor me të ftuar presidentin serb Aleksander Vuçiq, presidentin e Sllovenisë Barut Pahor dhe Stevo Pendoravski president i Maqedonisë së Veriut, në një tryezë me ta ishte edhe Aulonë Mehmeti nga Kosova.

Ky diskutim ishte tejet i tensionuar, madje Mehmeti në shenjë protestë për shkak të mungesës së përkthimit stimultant në gjuhën shqipe, hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në shqip. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...