Shqipëria e Maqedonia, treg i vështirë për prodhimet e Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të...

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se bizneset e Kosovës po ndeshen me sfida të ndryshme në eksportin e produkteve të tyre në Shqipëri dhe Maqedoni.

“Bilanci tregtar i Kosovës është negativ dhe shumë i madh. Kosova tani prodhon produkte shumë cilësore dhe mund të eksportojë shumë produkte. Kosova tani më lehtë eksporton në vendet e BE-së se sa në Maqedoni dhe Shqipëri. Në këto dy vende ka barriera të ndryshme, jo të arsyeshme. Këto barriera duhet të hiqen”, tha ai sot në RTK.

Ai ka marrë shembuj të dy shteteve se si po i nxjerrin probleme produkteve të Kosovës. “Ka produkte të Kosovës që po kanë shumë problem të jenë në tregun shqiptar, p.sh produkti i birrës dhe i patates. Jemi një komb dhe kemi një gjuhë, por kur po vjen tek tregtia po ka shumë probleme”, theksoi ai.

Panxha vlerësoi se produktet e Shqipërisë dhe Maqedonisë po plasohen shumë lehtë në tregun e Kosovës.

“Ne po kërkojmë të ketë trajtim të barabartë të prodhimeve të Kosovës sikur ato. Për fat të keq po kemi probleme të njëjta vit pas viti, me këto dy shtete”, tha ai.

Sipas tij nëse vazhdon një politikë e tillë ndaj Kosovës, duhet të ketë reciprocitet. “Duhet të ketë masa edhe ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.

SHIKO MË SHUMË

Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...