Shpend Ahmeti godet PDK’në: Mos e keqpërdorni Brovinën, jepni përgjegjësi politike e ligjore

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti, ka reaguar edhe një herë sot rreth fotografisë që e ka publikuar dje deputetja e PDK’së, Flora Brovina, e që nuk doli të jetë një skenë dhunimi në Kosovë, por e gjiruar diku në Irak si pjesë e një filmi pornografik

Ahmeti ka thënë se ata që kanë dhënë urdhër për publikimin e asaj fotografie, duhet të japin përgjegjësi politike e morale, duke iu bërë thirrje që të mos e keqpërdorin Flora Brovinën, si një grua e cila ka qenë e persekutuar nga regjimi serb.

Ahmeti gjithë këtë ngjarje në të cilën është përfshirë PDK’ja e ka cilësuar si një marri.

Reagimi i plotë:

Krejt kjo maskaradë është rezultat i ngutisë së paparë dhe “shfaqjes” për gjoja zbardhjen e gjenocidit serb në Kosovë. 20 vite pasivitet i institucioneve nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale.

Ka shumë njerëz që kanë punu ne mbledhjen e dëshmive. Ka shumë dëshmitarë. Krejt çka duhet me ba është ma aktivizu prokurorine speciale dhe me i hap rastet një nga një, për të gjitha krimet. Mund ta ndjekim rastin e Kroacisë.

Përndryshe, marria e djeshme veçse do të përsëritet në përmasa më të mëdha. Urdhërdhënësit e publikimit të fotos së djeshme duhet të japin përgjegjësi morale, politike e ligjore.

Mos fajësoni të tjerët. Mos keqpërdorni kredibilitetin e njerëzve që kanë qenë të persekutuar. Ndaleni këtë shfaqje.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...