Shala “merr bekimin” e Haradinajt, emërohet ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën.

“Pasi i dëshirova punë të mbarë në detyrë, me ministrin e ri biseduam për kontinuitetin e projekteve në këtë dikaster”, deklaroi Haradinaj.

Emërimi i Shalës vjen vetëm disa ditë pas propozimit nga ana e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Ndryshe, Muzafer Shala është i doktoruar në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.

Është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Ai ka një përvojë 17 vjeçare në fushën e edukimit në Kosovë dhe një periudhë të shkurtër edhe në Angli. Krahas mësimdhënies, ka pasur edhe pozita menaxheriale si atë të Koordinatorit për Zhvillim Akademik, Dekan i Fakultetit të Mekatronikës dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.Kohë pas kohe ka punuar edhe në industri në sektorin e sistemeve të kontrollit automatik.

Që nga viti 2016 punon si mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” si dhe në Kolegjin Universum në Prishtinë.

Muzafer Shala është i lindur më 12 tetor 1980 në Vushtrri, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...