Serbia dërgon polici kah Maqedonia

PUBLIKUAR

Beograd. – Në rezin kufitar me Maqedoninë, “për shkak të incidenteve në atë vend”, janë dërguar forca shtesë të policisë, ndërsa ministri i brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq ka shkuar në bazën e xhandarmërisë në Ristovac.

B92 njofton se ministri Stefanoviq e ka njoftuar kryetarin e qeverisë Aleksandër Vuçiq se në kufi me Maqedoninë janë dërguar forca shtesë të sigurisë dhe se në zonën tokësore të sigurisë është shtruar prania e pjesëtarëve të Xhandarmërisë.

Ministri Stefanoviq ka biseduar edhe me ministren e brendshme maqedonase Gordana Jankulovska, i është konfirmuar agjencisë Tanjug nga kabineti i ministrit.

Stefanoviq ka thënë se me ministren maqedonase do të jenë në kontakt gjatë tërë ditës dhe të bisedojnë për situatën e mëtejshme.

B92 njofton se, për shkak të situatës në Maqedoni, kryeministri Vuçiq e ka ftuar për nesër në ora 13 mbledhjen e jashtëzakonshme të Byrosë për koordinimin e shërbimeve të sigurisë.http://infoglobi.info/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme: Më shumë diell, më pak shi

Parashikimi i motit për javën e ardhshme parashihet të vijë me temperatura më të...

KQZ ndryshon vendimin, tërheqja e shortit bëhet më 7 dhjetor

Të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur dhe ka ndryshuar datën...

Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK, shumica e veteranëve dhe strukturave lokale e mbështesin!

Naim Morina, anëtar i Kryesisë dhe sekretar i Degës së PDK-së në Malishevë, ka...