Sejdiu: Nuk kishim asnjë ofertë për qeveri teknike, Ahmeti mori telefonatë nga Departamenti amerikan i Shtetit për zgjedhjet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka mohuar se kanë marrë ftesë nga ndonjë subjekt politik për të bërë një qeveri teknike, në krye me Kadri Veselin.

“Me aq sa di unë si shef i grupit parlamentar, jo. Pra mendim i dëshiruar i zotëri Veselit, duke e parë tatëpjetën e PDK-së dhe duke e parë se në zgjedhje të përfundojnë aty diku, të tretit apo të katërtit dhe në këtë garë janë sigurisht me dikë tjetër, por në fakt është e vetmja PSD-ja e cila që një kohë të gjatë ka deponu edhe nënshkrimet dhe ka qenë e gatshme të ecë në zgjedhje”, ka deklaruar Sejdiu.

Megjithatë, Sejdiu ka pranuar se kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka pranuar një telefonat nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Po, kryetari, Shpend Ahmeti, ka pasë telefonatë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, mbi zgjedhjet dhe jo për ndonjë diskutim tjetër”, ka thënë Sejdiu në Debat Plus, në RTV Dukagjini, duke mohuar se kanë pranuar telefonat nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ndërkohë, nga PSD kanë bërë të ditur ditë më parë se kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, kurse për partitë tjera janë të hapur për koalicione parazgjedhore./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...