Sarri për shtatë golat e Ronaldos në katër ndeshje: Ai është i jashtëzakonshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

  Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës...

Kurti mban mbledhje të Qeverisë për t’ua ndarë rreth 17 mijë euro përfaqësuesve të Luginës

Qeveria e Kosovës është “mbledhur” sot në në një mbledhje eletronike për të votuar...

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është i kënaqur me “të jashtëzakonshmin” Cristiano Ronaldo dhe me formën aktuale të Juventusit, mirëpo e pranoi se skuadra e tij duhet të përmirësohet në krahasim me sezonet e kaluara për ta fituar sërish titullin e Serisë A.

Bardhezinjtë e mposhtën Romën me rezultat 3:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë të mërkurën, falë golave të shënuara nga Cristiano Ronaldo, Rodrigo Bentacur dhe Leonardo Bonucci, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Juventusin në të gjitha garat. Kjo ecuri e mirë u ka mundësuar bardhezinjve ta marrin një epërsi prej katër pikësh ndaj Interit në krye të tabelës së Serisë A.

Sarri pa dëshmi të këtij mentaliteti fitues në ndeshjen kundër Romës, mirëpo e pranoi se duhen përmirësime  për t’u siguruar që Juventusi e fiton sërish titullin e Serisë A, në garën me zikaltrit dhe Lazion.

“Po bëhet normale të fitojmë. Jam i lumtur për skuadrën. Por, ne nuk duhet t’i shikojmë statistikat sepse do ta kemi më të vështirë këtë vit. Ne do të duhet të bëjmë punë më të mirë sesa në vitet paraprake nëse duam të jemi garues në ligë”, ka thënë Sarri.

Ronaldo i ka shënuar shtatë gola në katër ndeshjet e këtij viti kalendarik dhe Sarri e ka lavdëruar futbollistin e tij, duke e përsëritur dëshirën për t’i ndihmuar atij të fitojë çmime individuale.

“Ronaldo është në formë të jashtëzakonshme fizike dhe mendore. Ai po vazhdon me një ecuri mbresëlënëse dhe ka aftësi të jashtëzakonshme”, ka thënë trajneri Sarri.

“Ai është shumë mirë fizikisht. Sa i përket eksplozivitetit, ai është i mirë. Ai kujdeset shumë për detajet. Ronaldo është kampion, ne duam t’i ndihmojmë atij ta fitojë për herë të gjashtë Topin e Artë, do të na bënte të gjithëve të lumtur”. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...