Rugovasit i shkojnë në zyre Haradinajt, interesohen për Çakorrin e Zhdlepin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas.

Të njëjtit në këtë takim kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.

Të njëjtit sipas Hardinaj shprehën interesim se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për rishikimin dhe korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhdlepit, transmeton Indeksonline.

Haradinaj shtoi gjithashtu se për këtë, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi ka konfirmuar se janë në proces të punës dhe  në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

Postimi i plotë:

Sot kam pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët shprehën shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh. Njëkohësisht, në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018. Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi.

RH

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...