Rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese raportojnë edhe mediat ndërkombëtare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi vonë të enjten se një qeveri e re mund të formohet pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, një vendim i kundërshtuar nga partia e kryeministrit në detyrë, e cila ka premtuar protesta në rrugë.

Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz britanik Reuters, sipas të cilit Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua më 25 mars pas më pak se dy muaj në detyrë, pas mosmarrëveshjeve me partnerin e saj kryesor, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për trajtimin e saj të pandemisë së coronavirusit dhe rreth heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

“Partia më e madhe politike nuk ka ekskluzivitetin për të propozuar kandidatin e kryeministrit për të formuar qeverinë”, tha gjykata në aktgjykimin e saj, citon Reuters vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi.

Siç kujtohet më tej në shkrimin e Reuters, të publikuar gjithashtu edhe nga media tjera si The New York Times, Kurti mbështeti zgjedhje të parakohshme pasi pa që partitë e tjera u mblodhën së bashku me ish-partnerin e tij të koalicionit LDK për të formuar një qeveri të re.

Partia e tij tha se do të organizojë protesta në ditët e ardhshme.

Detyra për të formuar qeverinë tani i është dhënë kandidatit të LDK-së, Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministër dhe një ministër i kaluar i financave.

Hoti ka premtuar se do të kthehet në negociata me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet nën ndërmjetësimin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet u ndërprenë në vitin 2018 kur një qeveri e mëparshme vendosi taksën 100% për mallrat e prodhuara në Serbi.

Reuters thotë se masa ka zemëruar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat mbështetën shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ndërkohë, mediumi në fjalë shkruan se Kurti ka thënë se ndryshimi i qeverisë është nxitur nga presidenti Hashim Thaçi, i cili Kurti tha se ishte dakord për një shkëmbim territoresh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, sipas një plani që Serbia të njohë Kosovën, e cila do të ndihmonte Beogradin të bashkohej me Bashkimin Evropian. Thaçi ka mohuar akuzat.

Reuters sjell në pah edhe deklaratën e ambasadës amerikane në Kosovë ku thuhet: “Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë popullin e Kosovës”

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...