Reagon KRCT, thonë se fotografia që publikoi Flora Brovina traumtizoi përsëri viktimat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

E bën me shkumë dhe i hedh ujë nga vaska – Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos. Banorët e Big...

Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës, kanë reaguar pasi deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se si kriminelët serbë dhunojnë një grua shqiptare të Kosovës në mënyrë çnjerëzore në sy të familjarëve të saj.

Sipas këtij instituti që udhëheq Feride Rushiti, një veprim i tillë i Brovinës, ka rikthyer edhe një herë traumat tek viktimat të cilët i kanë mbijetuar dhunës dhe terrorit të ushtruar nga forcat paramilitare të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Ky institut thotë që publikimi i këtyre fotografive nuk u ndihmon të mbijetuarave të dhunës gjatë luftës së fundit, por përkundrazi thellon dhimbjen e tyre, dhe rikthen  kujtimet dhe përjetimet e tmerrshme./GazetaExpress/

Reagimi i plotë:

Reagim pas publikimit të fotografisë për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

Pas publikimit në media dhe rrjetet sociale të fotografisë, e cila paraqet kryerjen e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, QKRMT ka pranuar shumë telefonata dhe reagime nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe nga familjarët e tyre. Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë janë tepër të shqetësuar dhe të indinjuar pas publikimit të këtyre pamjeve.

Publikimi i këtyre pamjeve në mënyrë të plotë – pa cenzurë, i ka rikthyer kujtimet e tmerrshme të luftës për shumë gra, burra e fëmijë që kanë përjetuar këtë tmerr, duke ritraumatizuar dhe duke i thelluar edhe me tej plagët dhe dhimbjet shpirtërore të tyre të përjetuara gjatë luftës.

Paraqitja e këtyre imazheve në mënyrë publike më së paku iu ndihmon të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe familjarëve të tyre, andaj për shkak të emocioneve të provokuara dhe për shkak të pamjeve të ndieshme, kërkojmë nga mediat dhe të gjithë ata që e kanë publikuar këtë fotografi, ta largojnë nga shfaqja në publik.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Mot me shi, temperaturat shënojnë rritje

Për të enjten në Kosovë parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të...

Policia në kërkim të dyshuarve për vrasjen mbrëmë, publikon emrat dhe fotografitë e tyre

Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe...