Rastet “Fajdja” dhe “Detyrimi”, Prokuroria sqaron sa persona janë në paraburgim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fajde” dhe “Detyrim” janë ende në kërkim, derisa pesë të tjerë janë dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë  njofton opinionin se dy prej të dyshuarve, lidhur me kryerjen e veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, janë në kërkim, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim.

Gazeta Express ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar Ismet Osmani i njohur si Curri, me prejardhje nga Mitrovica që  sipas dyshimeve ka përvetësuar më shumë se 2.5 milionë euro pasuri të jashtëligjshme përgjatë këtyre viteve të fundit.

Grupi i Currit besohet se është marrë me fajde si dhe ka përvetësuar, para, shtëpi, toka nga persona të ndryshëm.

Bashkë me Ismet Osmanin, janë arrestuar edhe Ilir Bojku, Mentor Maqani, si dhe Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...