Ramos i inatosur me gjyqtarin: E pyeta nëse ka problem personal me mua

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka kritikuar ashpër gjyqtarin Alejando Hernandez Hernandez, pas humbjes së skuadrës së vet 1:0 ndaj Levantes të shtunën në La Liga.

Lojtarët e Realit kërkuan penallti duke menduar se Jose Campana e kishte prekur topin me dorë në zonë, por Hernandez nuk dëgjoi dhe Ramos, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë pas vetëm 10 minutave lojë, mendon se e tëra është personale, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë e kësaj humbjeje, Real Madridi tani ngel dy pikë prapa rivalit dhe liderit, Barcelonës, në prag të El Clasicos.

“Mua nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët sepse ata mund të bëjnë gabime, por nganjëherë të bën të mendosh. Kriteret po dallojnë”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Ata e dhanë një penallti kundër meje sepse e kisha prekur topin pavullnetshëm në Superkupën e Spanjës. Sot, ishin dy prekje të topit me dorë, asnjëra penallti”, shtoi ai.

“Jam i inatosur me Hernandez Hernandez. Dikur gjyqtarët kishin më shumë respekt dhe kapitenët mund të flisnin. E pyeta atë nëse kishte ndonjë problem personal me mua”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...