Rakitic luan me Messin, por thotë se do t’i pëlqente të luante me Ronaldon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, e ka pranuar se atij do t’i kishte pëlqyer të luante me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, mes spekulimeve për të ardhmen e tij në Camp Nou.

Ivan Rakitic ishte i përfolur për një transferim potencial në Juventusi ose Inter gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, përderisa ishte raportuar edhe për interesimin e Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Të gjitha këto lajme vinin gjatë kohës sa thuhej se Rakitici do t’i ofrohej Paris Saint-Germainin si pjesë e një marrëveshjeje për kthimin e Neymarit në Camp Nou në fillim të këtij sezoni 2019/20.

Rakitic vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave për të ardhmen e tij në Barcelonë. Pasi thuhet se Juventusi është ende i interesuar për të, 31-vjeçari u pyet se do të dëshironte të luante me Cristiano Ronaldon.

“Natyrisht se do të më pëlqente. Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori. Gjithkush kënaqet duke e shikuar atë duke luajtur dhe ai është duke bërë punë shumë të mirë në Juventus”, ka thënë Rakitic.

Rakitic është për momentin bashkëlojtar me kapitenin e Barcelonës dhe gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin, për të cilin thotë se është më i miri i të gjitha kohëve.

“Është e mrekullueshme të luash me të – ai është i veçantë. Ka pasur lojtarë të mrekullueshëm në çdo epokë, por unë jam i sigurt se ai ka qenë më i mirë në 15 vjetët e fundit”, shtoi Rakitici.

“Sipas mendimit tim, mendoj se ai është më i miri i të gjitha kohëve. Të luaj me të për gjashtë vjet ka qenë e mrekullueshme”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...