Rajoni i Mitrovicës me varfëri të madhe, 6000 familje me social

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Mitrovica numëron 2.324 familje me asistencë sociale, Vushtrria 1.459, Skenderaj 768 dhe në komunën e Drenasit 1.112 familje. Në komunat veriore nga ndihmat sociale që i jep shteti i Kosovës jetojnë 1.463 familje, ndërsa në gjithë Kosovën me ndihma sociale jetojnë mbi 25 mijë familje me 101.000 anëtarë. Familjet serbe marrin ndihmë sociale edhe nga Serbia, shkruan sot Zëri.

Mitrovica vazhdon të jetë rajoni më i varfër në gjithë Kosovën, duke u bazuar në numrin e familjeve që jetojnë me ndihma sociale. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, me numrin e familjeve që jetojnë me social prin komuna e Mitrovicës, e cila numëron 2.324 familje me rreth 10 mijë anëtarë. Pas Mitrovicës me numër të madh të familjeve që jetojnë me ndihma sociale vjen Vushtrria, e cila sipas ASK-së ka 1.459 familje, 6 mijë anëtarë, ndërsa komuna e Skenderajt ka numër më të vogël të familjeve që jetojnë me ndihmë sociale, 768 familje me rreth 3 mijë anëtarë. Numër të madh të familjeve me asistencë ka edhe komuna e Drenasit, 1.112 familje me rreth 5 mijë anëtarë.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...