QKUK: S’është mbyllur asnjë sallë kirurgjikale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Sot në media gjatë ditës është raportuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë mbyllur dy salla, ajo e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe e Kirurgjisë Abdominale.

Megjithatë një lajm i tillë është demantuar nga QKUK. Në një njoftim për media kanë treguar se asnjë prej sallave nuk është mbyllur.

Njoftimi i plotë:

Sallat kirurgjike në QKUK nuk janë mbyllur

Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se asnjë nga sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk është mbyllur.

Sipas njoftimeve nga dy klinikat, por edhe nga Klinika Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv programi operativ është realizuar sipas planifikimit.

Përkundër faktit se anesteziologët janë angazhuar në njësinë intensive të objektit Mjekësisë Sportive, sallat kanë vazhduar të punojnë normalisht, meqë Klinika e Anesteziologjisë ka mbajtur vazhdimisht anestezionin në këto salla.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...