Qindra lojëra të fatit u mbyllën gjatë vitit 2018

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Numri i lokaleve të lojërave të fatit në vend është i madh. Pothuajse në çdo kënd të qyteteve të Kosovës mund të shohësh të tilla, e qytetarët të cilët i frekuentojnë janë të shumtë. Nuk janë të pakta as aksionet për të gjobitur lojërat e palicencuara, madje ka raste edhe kur ato mbyllen. Gjatë muajit janar të këtij viti janë mbyllur 15 lokale të lojërave të fatit, ndërkaq përgjatë  vitit 2018 janë mbyllur 301, shkruan Gazeta Express

Shpresa për të fituar para nga lojërat e fatit, shtynë shumë qytetarë drejt tyre. Megjithëse shpesh herë humbin më shumë se sa fitojnë, kjo nuk i ndalon ata që të luajnë.

E.S. nga Prishtina ka thënë për Express se i frekuenton shpesh lokalet e lojërave të fatit. Megjithëse tregon se shpesh herë ka humbur shuma të mëdha parash, ka luajtur përsëri.

“Po, luaj shpesh në bastore. Kam fitu shpesh herë, por edhe kam humbur mjaftë shumë. E di që nuk është shprehi e mirë, por kur kam fituar më ka tërhequr të luaj përsëri. Veç ka pasë rast kur i kam humbë më shumë se 1 mijë euro, por kështu e ka kjo punë”, është shprehur ai.

E një qytetar tjetër ka rrëfyer për Express se si ishte gati të humbte gjithë pasurinë në lojëra të fatit.

“Kam qenë i pasionuar pas lojërave të fatit, kam luajtur në bastore pothuajse çdo ditë. Kam fituar shumë shpesh, vetëm se një herë isha gati ta humbisja edhe shtëpinë e krejt çka kam pasë, e këtu jam ndalur dhe tash e pesë vite nuk kam shkelur kurrë në bastore e as nuk kam luajtur asnjë tiketë”, ka thënë L.B.

Por ka edhe të tillë që nuk kanë luajtur asnjëherë lojëra të fatit, madje B.B ka thënë për Express se i duket absurde se si dikush mund të bëjë diçka të tillë.

“Asnjëherë nuk kam luajtur, as nuk më ka shkuar mendja ta bëj një gjë të tillë. Më duket absurde qysh njerëzit mendojnë se mund të fitojnë shumë pa humbur asgjë. Kam shumë shokë që luajnë, por e di që më shumë kanë humbur se sa kanë fituar. Po ashtu nuk i kemi kushtet ekonomike aq të mira sa për të rrezikuar t’i humbasim paratë në lojëra”, është shprehur ai.

E kundër lojërave të fatit është shprehur edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në emisionin Pressing në T7, ka thënë se do të donte që ato të mbylleshin, apo të vendoseshin në ndonjë vend të veçantë, ku mund të shkojnë vetëqm qytetarët të cilët kanë para.

“Nuk dua as me i rritë e as me i legalizu qato që janë ilegale. Jam i interesuar që mundësisht me ua vnu drynin. Nëse më pyetni mua, ose i kisha dërgu në një vend në rrethojë, që të shkojnë njerëzit atje të luajnë, por jo në çdo pjesë të vendit. Kush shkon atje as nuk është fëmijë më, as nuk është fukara që në vend se me ble bukë shkon atje, shkojnë ata që ta zëmë kanë para“, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e cila ka kompetencë për licencimin dhe monitorimin e lojërave të fatit në vend, ka treguar për Express se Departamenti i Lojërave të Fatit ka zhvilluar aktivitete në mënyrë që të verifikojë se sa janë duke u respektuar kriteret e Ligjit nga këto subjekte.

Si rezultat i këtij monitorimi, ATK’ja gjatë muajit janar të këtij viti, ka mbyllur 15 lokale të lojërave të fatit dhe ka lëshuar 47 gjoba.

Ndërkaq, përgjatë vitit 2018, në vend janë mbyllur 301 lokale të lojërave të fatit, si pasojë e shkeljeve të ndryshme ligjore të cilat janë bërë nga personat që kanë menaxhuar ato. E shuma e përgjithshme e gjobave të lëshuara kap shifrën prej 1.7 milionë eurosh.

“Për vitin 2018 janë zhvilluar 1,553 (janar-dhjetor 2017 janë zhvilluar 1,375) aktivitete në teren, ku si rezultat janë konstatuar edhe shkelje të ndryshme ligjore,  të cilat janë bërë nga individ të cilët menaxhojnë këto veprimtari.  Nga parregullsitë e gjetura në teren janë mbyllur 301 lokale të lojëra të fatit (në vitin 2017 janë mbyllur 198), ku numri i gjobave arrin në 700, ndërsa  vlera e gjobave  të lëshuara është 1.7 milionë euro (vitin 2017 vlera e gjobave ishte 1.2 milion euro)”, thotë Valentina Bytyqi-Sefa, Zyrtare për Komunikim me Publikun në ATK.

ATK’ja ka bërë të ditur se pika të bastit të licencuara në tërë Kosovën janë 301 njësi, ndërkaq lokale me Automate janë 135./GazetaExpress

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...