Qeveria tenton t’i arsyetojë punësimet e zyrtarëve të VV-së në borde, thotë se janë profesionistë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Dje, qeveria e Kosovës emëroi bordet e ndërmarrjeve publike të Postës së Kosovës, INFRAKOS-it, dhe KRU “Prishtina.

Ndonëse kryefjalë e fushatës së VV-së ishte depolitizimi i bordeve dhe zhdukja e nepotizmit, krejt çka u pa dje ishin emra të afërt dhe aktivistë të Vetëvendosjes që u emëruan në bordet e lartëpërmendura, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Qeveria në detyrë në krye të bordit të Ujësjellësit emëroi njeriun e Vetëvendosjes

E në lidhje me këtë, është munduar të arsyetohet ministrja e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se të njëjtat janë borde të përkohshme, që sipas saj nuk do të qëndrojnë as deri në vjeshtë.

“Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka thënë se bordi i ri me mandat të plotë do të zgjidhet me procedurë të hapur, mirëpo nuk ka shpjeguar se cila ishte nevoja që edhe bordet e përkohshme të mbusheshin me militantë të VV-së.

Postimi i plotë:

Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...