Qalaj: Viti 2019 ndër vitet më të suksesshme të Policisë së Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një takim me mediat, ku edhe janë prezantuar sfidat dhe puna e realizuar gjatë vitit që  lamë pas.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar sot se viti 2019 është ndër vitet më të suksesshme të PK-së dhe se e gjithë kjo është arritur falë punës ekipore.

 

 

“Ka qenë një vit i suksesshëm, kemi bërë një punë mjaftë të madhe në parandalimin e veprave penale, kemi ofruar siguri për të gjithë qytetarëve kemi pasur një mori sfidash të cilat kemi kaluar. Konsideroj se ato sfida janë realizuar mjaftë mirë edhe në bashkëpunim me institucionet tjera, kemi arritur që të zvogëlojmë krimin, sidomos në fushën e veprave penale, kemi arritur që të merremi me shumë hetime mjaftë komplekse të veprave penale të ndryshme qoftë në fushën e terrorizmit, apo të krimeve të rënda.Kemi arritur që të organizojmë një numër të madh të trajnimeve në vend e jashtë, qoftë sjelljen e ekspertëve të ndryshëm nga institucionet e huaja.Kemi arritur që vitin e kaluar t’i kemi dy gjenerata të Akademive, kemi arritur që të shfrytëzojmë buxhetin maksimalisht në fushën e shërbimeve rrjedhëse, për blerjen e një numri të rëndësishëm të pajisjeve të PK-së dhe poashtu kemi arritur që Zyrën e Mediave ta mbështesim dhe që të kenë bashkëpunim të mediave”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Qalaj deklaroi se policia ka trajtuar një numër të madh të lëndëve bashkë me Inspektoratin Policor.

“Viti 2019 është një nga vitet më të suksesshme të PK dhe besoj që me këtë trend do të vazhdojmë edhe këtë vit, në mënyrë që të kemi fillimisht bashkëpunimin me qytetarët dhe të ofrojmë siguri.Që në fillim të vitit kemi ndërmarrë disa hapa me ndryshimin e strukturës pastaj me plotësimin me personel dhe eprorë të këtyre njësive, në kuadër të strukturës organizative. Kemi bërë lëvizje në mjaftë eprorëve, gjithmonë duke vlerësuar në nevojat e PK-së dhe tendencën që të funksionojmë sa më mirë dhe poashtu shumë aktivitete që të ofrojmë shërbime edhe për qytetarët që vijnë nga jashtë dhe ky vit i suksesshëm nuk mund të mos e përmendim që i atribuohet kryesisht zyrtarëve policor që janë nëpër stacione policore, që kanë bërë punën më të madhe të cilët janë të parët që janë në kontakt me qytetarin, me  banorin kosovarë dhe ata që vijnë në Kosovë. Pastaj duke filluar me rend nga të parët e deri në nivelin qendror. Koordinimi i aktiviteteve të policisë në kuadër të ministrive të ndryshme ka rezultuar edhe me një sukses mjaftë të madh, është ngritur dhe përmirësuar dukshëm bashkë punimi me Prokurorinë e Shtetit. Jemi duke punuar që edhe me Këshillin Prokurorial të kemi edhe më tepër bashkëpunim,  pasi ka qenë nevojë e madhe që sistemet tona të integrohen të jemi më transparent dhe të kemi bashkëpunim më të mirë me Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor”, shtoi ai.

Qalaj tha se e gjithë kjo që është arritur në PK është falë një pune ekipore të përbashkët duke shtuar se të gjithë kanë arritur të kryejnë shërbime të nevojshme./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...