Puna që po e vret çdo muaj nga një njeri në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Vetëm javën e kaluar Kosova humbi dy të rinj në vendin e punës.

E një 23-vjeçar në Prishtinë, të premten, u rrëzuar nga ndërtesa në të cilën punonte për të siguruar kafshatën e gojës. Për fat të mirë i riu shpëtoi vetëm me lëndime.

Por një 28-vjeçar nuk pati fat të njëjtë.

Djali nga Mitrovica gjatë renovimit të objektit të ish-hotel “Adriatikut”, kishte mbetur i ngujuar nga rrënojat e objektit. Ai kishte qëndruar për rreth gjashtë orë në atë gjendje.

E njësoj si ky i fundit pësuan edhe tetë të tjerë këtë vit.

 

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, për Gazetën inFokus ka thënë se për çdo muaj të vitit 2019 ka humbur jetën nga një person në vendin e punës.

“Deri më tani në vendin e punës kanë humbur jetën 8 punëtorë. Gjendja e punëtorëve në sektorin privat për çdo ditë është duke u përkeqësuar i të vdekurve në vendin e punës është duke u rritur dhe duke u nisur nga ajo që edhe njerëzim më pesimist po e shohin se shteti nuk po ndihmon”, ka thënë Azemi.

Sipas tij sektori i ndërtimtarisë po merr jetë më së shumti.

Ndërsa Florent Spahija nga KDI për këtë ka fajësuar shtetin.

Ai ka thënë se monitorimi i inspektorëve në vendin e punës do të parandalonin një numër aq të madh të vdekjeve në vendin e punës.

“Gjatë vitit të fundit kemi pas shumë lëndime por edhe shumë vdekje në punë për pasojë kryesisht e mos mbikëqyrjes nga ana e punëdhënësit e më pas mos mbikëqyrje nga ana e shtetit përkatësisht inspektoratit të punës në lidhje me kushtet e punës. Kosova është vend i vogël dhe me një numër më të madh të inspektorëve në monitorimin e vendeve të punës se si dhe sa po respektohen të drejtat do të parandaloheshin një numër i madh i vdekjeve por edhe lëndimeve”, ka thënë Spahija.

Vetëm 42 inspektor në gjithë Kosovën

Ndërkohë janë vetëm 42 inspektor që mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës.

Kryeinspektori Basri Ibrahimi ka thënë se ka një numër të vogël të inspektorëve prandaj e ka të vështirë të bëjë inspektimin e të gjitha bizneseve.

Ai shtoi që të dënohen punëdhënësit por të vetëdijësohen në raport me punonjësit.

“Gjatë kësaj periudhe kohore, IP ka pasur të angazhuar 42 Inspektorë të Punës. Në fakt ky është numër shumë i vogël për mbikëqyrje efektive dhe efikase të legjislacionit që bie në kompetencë të Inspektoratit të Punës dhe rrjedhimisht kjo është edhe sfida më e madhe e këtij institucioni. Për më tepër, IP ballafaqohet edhe me mungesë të stafit mbështetës profesional, pastaj të kapaciteteve logjistike dhe infrastrukturore, etj”, është shprehur Ibrahimi.

Viti 2018 ka shënuar rekord për numrin e vdekjeve në vendet e punës ku 23 punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën.

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...