Promotori i Furyt tregon kushtin e vetëm për meçin kundër Joshuas

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Promotori i Tyson Furyt, Frank Warren, thotë se nëse tifozët duan ta shikojnë një meç mes klientit të tij dhe Anthony Joshuas për ta gjetur kampionin e unifikuar të boksit, atëherë ai do ta bëjë të pamundurën për ta realizuar këtë meç.

Dy boksierët britanikë i mbajnë së bashku të gjithë titujt e boksit në kategorinë e peshave të rënda, pasi që Tyson Fury e mposhti Deontay Wilderin të shtunën e kaluar për ta marrë titullin e ËBC, transmeton Gazeta Express.

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, doli në media menjëherë pas meçit të Furyt dhe kërkoi që të zhvillohej meçi i shumëkërkuar Fury – Joshua. Pro këtij meçi është edhe promotori i Furyt.

“Natyrisht që ne e duam atë meç. Kemi qenë duke tentuar ta realizojmë atë që dy vjet. Hearn na thoshte se Joshua do t’i merrte 70 për qind të fitimit nga meçit, ndërsa Fury 30 për qind. Tani ka ndryshuar situata. Unë jam në rregull me 50-50%, edhe pse Tyson meriton më shumë”, ka hënë Warren.

“Kjo ka të bëjë me boksierët dhe, ajo që ka më së shumti rëndësi, me tifozët. Nëse ata duan ta shohin këtë meç, atëherë ai do të ndodhë”.

Megjithatë, ky meç kundër Joshuas nuk do të ketë mundësi të realizohet menjëherë, pasi që Wilder e ka shfrytëzuar opsionin në kontratën me Furyn për ta kërkuar një meç të tretë mes tyre.

Për shkak të kësaj, Joshua tani do të përballet me Kubrat Pulev së pari, në meçin që e ka të detyruar për titullin e IBF. Ky meç mund të zhvillohet në stadiumin e Tottenhamit më 20 qershor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...