Prokuroria: Arës së vëllezërve Geci iu vu flaka qëllimisht

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Rreth pesë hektarë tokë me grurë u përfshinë nga flaka mbrëmjen e së dielës. Ara në të cilën u ndezën 15 zjarre në të njejtën kohë u përket vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt. Për këtë rast, Prokuroria e Shtetit ka dalë me përfundime se zjarrëvënia ishte e qëllimshme.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni i ka thënë Gazetës Express se zjarri në të mbjellat e familjes Geci ishte ndezur qëllimshëm.

“Prokurori kujdestar ka urdhëruar policinë që të mbledhin sa më shumë prova deri në zbardhjen e rastit pasi që nga hetimet e para shihet se zjarrevënia ka qenë në 15 vende brenda arës”, ka thënë Preteni.

Ndërkohë, për këtë rest një prej vëllezërve Geci i ka thënë Gazetës Express të martën se zjarri ishte ndezur njëkohësisht në disa pjesë të arës.

“Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, diku rreth orës 23:30. Disa fqinj këtu e kanë parë flakën e na kanë lajmëruar. Nga Llausha deri këtu në fshatin Kopiliq i Ulët, janë diku rreth 5-6 minuta rrugë, kemi ardhur shpejt. I kemi lajmëruar zjarrëfikësit, të cilët kanë ardh edhe e kanë fikë zjarrin, i cili ishte ndezur njëkohësisht në pesë apo gjashtë vende”,ka treguar Nehat Geci.

Vëllezërit Geci po dyshojnë që dikush qëllimisht i ka ndezur këto zjarre. Ndonëse thotë se kanë dyshime se kush mund ta ketë bërë, thotë se kanë vendosur që këtë çështje ta lënë në dorë të policisë e hetuesisë.

“Dyshojmë që dikush qëllimisht i ka ndezur këto zjarre. Nuk e si se çfarë njerëz janë këta që e kallin bukën. Edhe pse i kemi disa dyshime se kush mund ta këtë bërë, po ja lëmë policisë e hetuesisë ta kryejnë punën e tyre”, kishte thënë Geci.

Ndërkohë, vëllau i tij Nebihu të hënën ka bërë aludime në adresë të Presidentit Thaçi duke thënë se ara ndodhet afër fshatit Burojë.

“Fshati Kopiliq është ngjitë me fshatin Burojë nga vjen edhe Hashim Thaçi”, kishte shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, në Polici kishin thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar se rasti është cilësuar si zjarrvënie.

“Rasti është cilësuar si zjarrevenie. Janë djegur diku rreth 5 hektar. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...