Presidenti i Real Madridit: Zidane është bekim nga parajsa

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e përshkroi trajnerin Zinedine Zidane si “bekim nga parajsa”, pas triumfit të së martës kundër Atletico Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Pas 90 minutave dhe kohës shtesë pa gola, Real Madridi e mposhti rivalin e qytetit, Atletico Madridin, me rezultat 4:1 në penallti, në finalen e Superkupës së Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Kapiteni Sergio Ramos e shënoi penalltinë fituese, përderisa trajneri Zinedine Zidane arriti ta vazhdojë rekordin e tij të përsosur si trajner i Real Madridit, duke i fituar nëntë trofe nga po aq finale të zhvilluara.

Zidane ishte larguar nga Real Madridi pasi kishte arritur ta fitojë tre herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve në dy vjet e gjysmë. Trofeu i fituar të hënën ishte i pari që kur ai u kthye në Santiago Bernabeu sezonin e kaluar.

“Zidane ka shumë trofe dhe ne jemi shumë të lumtur për të. Shpresoj se ai do të fitojë edhe më shumë trofe”, ka thënë Perez, pas fitores.

“Zidane ka një lidhje dashurie me Real Madridin. Ai vendosi të pushojë për një vit dhe tani është kthyer me energji të  rinovuar. Zidane është një bekim nga parajsa”.

“Ne erdhëm këtu pa disa lojtarë të mëdhenj si Hazard, Benzema e Bale. Zidane ka arritur ta bëjë bashkë një ekip dhe ta fitojë trofeun”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...