Policia jep detaje për zjarrin në Mitrovicë nga i cili vdiq një person

Një person ka humbur jetën në Mitrovicë, pasi shtëpia brenda të cilës gjendej është përfshirë nga zjarri. Një ditë pas kësaj tragjedie, policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka dhënë detaje për rastin.

Nga policia thonë se trupi i pa jetë i viktimës mashkull rreth 70 vjecar, është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

E SPONZORIZUAR

“Njësit relevante  kanë dal në vend të ngjarjes përderisa nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shkruan në njoftimin e policisë./GazetaExpress/