Policia e Kosovës sekuestron 48 kilogramë drogë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Policia e Kosovës, me njësitet e saj kufitare, me datë 19.06.2019 gjatë kontrollimit rutinor në hyrje të pikës kufitare ‘Qafa e Morinës’, ka hasur në një person të dyshuar mashkull/shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë duke e drejtuar një veturë të tipit ‘Opel Vectra’ me targa të Shqipërisë.

Policia Kufitare sipas procedurave të punës, gjatë regjistrimit të personit në fjalë në sistemin verifikimit të personave, ka vënë re disa lëvizje të dyshimta të tij, me ç’rast i njëjti është futur në vijën e dytë të kontrollit, dhe gjatë kontrollimit  në bagazhin e të njëjtit janë gjetur 7 (shtatë) thasë me narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë.

Pas gjetjes së kësaj substance të llojit të lartcekur, automjeti i të dyshuarit i është nënshtruar një kontrolli të detajuar, kontroll në të cilën kanë asistuar Policia Shqiptare dhe Dogana e Kosovës dhe  e shtetit Shqiptar.

Sasia e konfiskuar e substancës narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, pas matjes nga njësia e Antidrogës, ka rezultuar se pesha e përgjithshme e narkotikëve është 48.650 kg. Në vendngjarje përveç njësive relevante të Policisë së Kosovës si ajo ‘Antidrogë’ dhe njësia ‘K9’ ka dalë edhe prokurori kujdestar me vendim të të cilit, personi i dyshuari dërgohet në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...