Podujevë: Vëllai e lajmëron motrën në polici pasi e pa me armë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pasdite ka arrestuar në Podujevë një grua për armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Express.

Sipas raportit 24-orësh, lajmin për policinë e ka bërë të ditur vëllai i të dyshuarës që ka bërë të ditur se ka parë motrën e tij në oborrin e shtëpisë së tij me një armë në dorë.

Policia ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta”  me katër (4) fishekë kal.7.65 mm.

E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet  në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se motra e tij e dyshuara femër K/Shqiptare, është parë në oborrin e shtëpisë  së tij me një armë –revole në dorë. Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta”  me katër (4) fishekë kal.7.65 mm. E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet  në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e policisë./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...