Pique, i pasigurt për të ardhmen e Messit në Barcelonë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, beson se është e mundur që Lionel Messi të luajë një ditë për Napolin, mirëpo shpreson se ylli dhe kapiteni argjentinas i Barcelonës do të pensionohet te gjiganti i La Ligës.

Lionel Messi dhe Barcelona do të përballen me Napolin në Stadio San Paolo të martën në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Kjo ka bërë që të rishfaqen krahasimet mes Messit dhe Diego Maradonas, legjendës argjentinase që e kishte nisur karrierën në Napoli.

Kur u pyet se a ka mundësi që Messi të bëhet si Maradona dhe të nënshkruajë për Napolin, Pique tha se asnjëherë nuk mund të thuash “jo, kurrë” në futboll.

“Kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll, por mendoj se kjo është e komplikuar”, ka thënë Pique.

“Ju duhet ta pyesni atë sepse ai vendos për të ardhmen e tij. Do të më pëlqente që ai të pensionohet te ne. S’mund të them asgjë më shumë”.

Messi i ka shënuar  23 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon, ndërsa ka kontribuar edhe me 16 asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...