Pesë persona të arrestuar për shkak që gjuajtën me armë në aheng familjarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pesë persona për shkak se kishin shtënë me armë zjarri në ahenge familjare.

Dy ishin arrestuar në qytetin e Shtimes, një në Ferizaj, një në Istog dhe një në Vushtrri shkruan Indeksonline.

 

 

Shtime 03.08.2019 – 13:58. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta me gaz është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shtime 03.08.2019-09:32. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtëne me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava e kalibrit 6.35mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Cernillë, Ferizaj 03.08.2019-22:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë Ekol Special ,kalibri 9 mm, një karikator dhe katër(4) fishek. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Llukavci i Begut, Istog 03.08.2019-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që në një aheng  kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetëmbëdhjetë(18) fishek. Me vendim të prokurorit  kujdestar, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Vushtrri 03.08.2019 – 16:26. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta e llojit Ekol me 12 gëzhoja te kalibrit 9 mm është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...