Përleshjet në LDK, Mustafa i lë fajin partive të tjera

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ëshë deklaruar rreth përleshjeve me të cilat po shënohen zgjedhjet e kësaj partie në degë dhe nëndegë. Mustafa u vë fajin mediave dhe partive të tjera ‘që po prishin tubimet e LDK’së.

Dje është raportuar për përplasje në nëndegën Mati 1, e sot mediat kanë shkruar se në degën e parë të LDK’së, në Kodren e Trimave, ka pasur incidente. Kjo akoma nuk është konfirmuar nga policia, ndërsa ka reaguar kreu i partisë, shkruan Gazeta Express.

“Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së. Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallalleqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai paralajmëron se do të anulojë zgjedhjet e atyre që kanë shkelur statusin e partisë.

“Të gjithë duhet ta dijnë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statusin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen”, ka shtuar ai.

“Për rregullësinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...