Për vetëm 24 orë në Kosovë ndodhën 3 aksidente me fatalitet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Vetëm brenda 24 orëve, nëpër rrugët e Kosovës ndodhen 58 aksidente.

E tri nga to ishin me pasoja fatale.

Tre persona, në pjesë të ndryshme të Kosovës humbën jetën.

Fillimisht, në autostradën Duhël – Suharekë, lëndimeve të marra nuk arriti t’iu përballojë një grua.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo ndërroi jetë të shtunën, në Qendrën Klinikë Universitare në Prishtinë.

Ndërkohë,  në rrugën Ferizaj – Lipjan,  një 21 vjecare humbi jetën, ndërsa pesë të tjerë mbeten të lënduar.

Kurse aksidenti i tretë me fatalitet, ndodhi natën e së shtunës në Novobërdë.

Këtu, u goditën për vdekje dy këmbësorë, kurse njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Shoferi serb që po e ngiste veturen, dyshohet që ishte nën ndikimin e alkoolit.

I njëjti, sipas Policës së Kosovës, është dërguar në mbajtje.

E aksident me lëndime të rënda trupore, kishte edhe në rrugët kryesore të Podujevës.

Sic shihet në këto pamje, një veturë derisa po kyçej në rrugë, goditet nga një tjetër që po vinte me shpejtësitë madhe.

Sipas Policisë, katër persona përfunduan me lëndime trupore.

Ndërkohë, as Mitrovica nuk shpëtoi pa aksidente me të lënduar.

Këtu, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore, pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Ramadan Kelmendi”

Ndërkohë, aksidente me dëme të mëdha materiale pati edhe në fshatin Besi të Podujevës dhe në qytetin e Vushtrrisë.

Kurse në fshatin Rezallë të Skenderajt, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi një përmendore.

Për këtë, Policia e Kosovës të dielën ka apeluar tek të gjithë vozitësit, që ta respektojnë ligjin dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Vetëm gjatë së shtunës kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, 3 prej tyre me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 28 aksidente të tjera me dëme materiale./Express/

SHIKO MË SHUMË

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...