Për tre vjet zero dënime me burgim të nivelit të lartë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Për tre vjet asnjë zyrtar i profilit të lartë në Kosovë nuk është dënuar me burgim efektiv nga sistemi gjyqësor, ndonëse disa zyrtarë të lartë të shtetit janë gjykuar për “Korrupsion”. Kështu thonë monitoruesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilët e kritikojnë këtë sistem se është i kapur nga politika, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha janë disa prej ministrave aktualë, ndaj të cilëve Prokuroria ka ngritur aktakuza, ndërsa ata vazhdojnë të jenë në pozita udhëheqëse.

Po ashtu aktakuza nga Prokuroria Speciale janë ngritur edhe ndaj deputetëve Zenun Pajaziti (PDK), Milaim Zeka (Nisma), Shkumbim Demaliaj (AAK), si dhe ndaj disa deputetëve të LVV-së e të PSD-së për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ky fakt është theksuar edhe në raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan mbi të Drejtat e Njeriut, i publikuar gjatë kësaj jave, i cili ka ngritur një alarm të kuq në Kosovë lidhur me ngecjet në sistemin e drejtësisë në vend

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...