Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore operohet ish-presidenti kosovar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë ditës së djeshme ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në zemër.

Gazeta Express merr vesh se Sejdiut, të mërkurën, i është bërë ndërhyrje në arterien koronare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Tani pas operimit, gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ish-Presidenti i Kosovës, i cili kishte marrë postin më të lartë në vend pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006, është operuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Siç merr vesh gazeta nga zyrtarë në këtë spital, atij i është vendosur një arterie koronare, ose siç njihet ndryshe “by-pass”.

Sejdiu ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke ardhur në krye të saj në vitin 2006.

Nga pozicioni i Presidentit të Kosovës, Sejdiu kishte udhëhequr bisedimet për statusin në Vjenë, të cilat janë zhvilluar me palën serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar, e që në vitin 2008 kishin rezultuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar rreth gjendjes së ish-shefit të parë të shtetit. Kujtojmë se Sejdiu në vitin 2010 kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës pasi Gjykata Kushtetuese kishte gjetur se ai kishte shkelur Kushtetutën duke mbajtur edhe pozitën e Presidentit të vendit e edhe të kreut të partisë.

Image

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...