Pas kritikave të shumta, Liverpooli kthen prapa vendimin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Liverpooli ka bërë të ditur se e ka tërhequr prapa vendimin për ta liruar nga puna një pjesë të stafit gjatë krizës së koronavirusit, pasi që ishte kritikuar ashpër për këtë vendim që do ta ngarkonte qeverinë britanike në aspektin financiar.

Të shtunën, Liverpooli bëri të ditur se do t’i lironte nga puna përkohësisht një pjesë të stafit për shkak të suspendimit të Premierligës dhe ky vendim i irritoi legjendat si Jamie Carragher dhe Stan Collymore. Këta të fundit e vlerësuan këtë veprim të ish-klubit të tyre si veprim të gabuar dhe egoist të pronarëve miliarderë, transmeton Gazeta Express.

Punëtorët e liruar nga puna përkohësisht do të paguheshin në vlerë prej 80 për qind të pagës së tyre – që është deri në 2500 funte në muaj – nga qeveria britanike, në mënyrë që ata të mos goditen rëndë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Pikërisht kjo që i kishte irrituar legjendat e klubit dhe shumë tifozë të futbollit, pasi që ata pretendojnë se Liverpooli nuk ka nevojë të marrë para nga qeveria për ta paguar stafin e vet pasi që ka mjaftueshëm para vetë dhe paratë e qeverisë mund të gjejnë përdorim më të mirë diku tjetër.

Së fundi, drejtori ekzekutiv i klubit, Peter Moore, e ka sqaruar për faqen zyrtare të Liverpoolit arsyen e ndryshimit.

“Ne besojmë se e morëm vendimin e gabuar javën e kaluar dhe na vjen me të vërtetë keq për këtë. Qëllimet tona ishin, dhe ende janë, të sigurohemi që e gjitha fuqia punëtore të mbrohet sa më shumë gjatë kësaj periudhë të paprecedentë”, ka thënë Moore.

“Por, në frymën e transparencës, ne duhet të jemi të qartë që, përkundër që ishim në pozitë të mirë para kësaj krize, përfitimet time janë ndërprerë, përderisa ne ende po harxhojmë vazhdimisht. Si çdo sektor tjetër i shoqërisë, kemi shumë pasiguri dhe shqetësime për të tashmen dhe të ardhmen tonë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...