Paraburgim për të dyshuarin që dhunoi të miturën, e dërgoi në motele, pastaj e detyroi të abortonte

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Sh. J i cili dyshohet se dhunoi seksualisht një të mitur në Gjilan,

Sipas aktakuzës, SH.J e kishte dërguar të miturën në motele të ndryshme duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe si pasojë e mitura kishte mbetur shtatzënë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri duke e shfrytëzuar të miturën, e dërgon në motele të ndryshme, duke e detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, ashtu që e mitura mbet shtatzënë, pastaj i pandehuri duke e shfrytëzuar brishtësinë e saj e dërgon në një ordinancë private të miturën dhe aty kryen abortin”, thuhet në njoftimin e Themelores.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që duke marrë bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre, pasojat të cilat i janë shkaktuar të miturës, si dhe ambientit dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri, të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri mund të përsërisë veprën penale”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...