Para zgjedhjeve partitë bojkotojnë PDK-në

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ndonëse ende nuk janë shpallur zgjedhjet partitë politike kanë nisur t’i bëjnë konfiguracionet e tyre për qeverinë e ardhshme, por duke e bojkotuar PDK-në. Vlerësohet se pa dëshirë PDK-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme pothuajse të gjitha subjektet politike janë shprehur se nuk duan koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila tash e sa kohë ka zgjedhur të heshtë për sa i përket lidhjes së bashkëpunimeve me partitë tjera. Ndonëse nuk kanë vendosur vija të kuqe për asnjërën prej tyre, PDK-ja as nuk është deklaruar se me cilën prej partive do të ishte më e përafërt për  koalicion parazgjedhor.

Koalicioni me PDK-në nuk po parapëlqehet as nga LDK-ja, LVV-ja, AAK-ja e PSD-ja.

Mirëpo, edhe AKR-ja e Nisma deklarativisht nuk janë pro një aventure parazgjedhore me PDK-në ose me ndonjë parti tjetër.

Kësisoj, njohës të çështjeve politike në vend theksojnë se Partia Demokratike e Kosovës mund të shkojë e vetme në zgjedhje jo pse kështu do të vendosë ajo, por për shkak se do të detyrohet të bëjë një gjë të tillë, si rrjedhojë e bojkotit që po i bëjnë partitë e tjera politike, madje edhe nga ato që deri para një muaji kanë qenë partnere në bashkëqeverisje

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...