Pal Lekaj: Qeveria duhet ta kryejë obligimin, duhet paguar 53 milionët ‘Bechtel&Enkas;’

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kryejë obligimin e saj për të shlyer borxhin prej 53 milionë eurosh ndaj kontraktorit ‘Bechtel & Enka’ i cili mori përsipër përfundimin e autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’.

Pal Lekaj deklaroi se pavarësisht që realizuam aneks kontratë pas zvarritjes së pagesave paraprake nga ana e qeverisë, i gjithë ky projekt nuk u trajtua seriozisht, njofton Klan Kosova.

”Është një projekt që duhet përkrahur. Lidh Kosovën me korridorin europian”.

”Ua kemi borxh 53 milionë dhe është obligim i Qeverisë ta kryejë”.

”Nuk është mbështetur me mjete financiare dhe nuk është marr seriozisht kontrata”.

”Ky projekt nga ‘Bechtel & Enka’ do duhej të përfundonte në janar të 2018 por s’ka ndodh e kemi shtyer për një afat të ri”.

”Nga KDI raportohet se ne kemi fshehur kontratën – kjo nuk është e vërtetë”.

”Janë dy kapituj në këtë aneks kontratë – njëri flet për përfundimin e punimeve 31 dhjetor 2018”.

”Dhe tjetri për shkak të pagesave që s’kishim buxhet e që kontrata të jetë valide e zgjatëm deri më 1 qershor të 2019, jo për të kryer punimet por për të shlyer borxhin që ne i kemi ‘Bechtel & Enkas”.

”Më vjen keq për shumën 53 milionë por ky obligim duhet të kryhet, paratë duhet të paguhen”.

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...