02 dhjetor 2014- Nën organizmin e Qendrës Evropiane për Çështjet e Minoriteteve në Kosovë, “ ECMI-KOSOVA” sot, u shpërndan certifikata shërbyesve civil të Komunës së Lipjanit, të cilët gjatë këtij viti, kanë ndjekur mësimet në projektin për mësimin e gjuhëve shqipe dhe serbe.
Kursin në gjuhën serbe e kanë ndjekur 20 pjesëmarrës, ndërsa atë në gjuhën shqipe 8 persona nga komuniteti serb.
Certifikatat i ka shpërndarë menaxherja e projektit- Nejla Ayvazi.
Ndërsa i pranishëm në këtë takim ishte edhe nënkryetari i komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli.



