Pacientja e dyshuar se u infektua me coronavirus në Kosovë, rezultati del negativ

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se pacientja e cila ishte shtrirë në QKUK  dhe dyshohej se ishte infektuar me virusin Coronavirus, pas analizave të bëra ka rezultuar negative.

Pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

Ka kompletuar Planin e Gadishmërisë për Koronavirus dhe Planin e Kontingjencës duke iu përmbajtur strikt rekomandimeve të OBSH; Janë shpërndarë materialet dhe dokumentet, posteret e shtypur nga Instituti Kombëtar me kohë janë shpërndarë në Institucionet shëndetësore, Shkolla, Aeroport, hyrje/daljet tokësore, Institucionet e burgjeve. Komunikimi me media dhe rrjetet sociale është në vazhdimësi për të ruajtur panikun e mundshëm. Është bërë ngritja e nivelit të vigjilencës dhe gatishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë në ANP”Adem Jashari” dhe në hyrje daljet e Kosovës me ekipe mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Një rast i dyshuar për Coronavirus në Klinikën Infektive, analizat pas dy oreNjë rast i dyshuar për Coronavirus në Klinikën Infektive, analizat pas dy ore

Ndryshe lajmin për shtrirjen e kësaj paciente në Klinikën Infektive në QKUK, e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndryshe, edhe rajoni ka marr masa për mbrojtjen nga Coronavirusi.

Shqipëria ka marr masa mbrojtëse, duke shtuar kontrollin në Aeroportin e Rinasit, ndërsa në Itali tashmë kanë humbur jetën pesë persona nga Coronavirusi dhe qindra tjerë janë infektuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...